Telegrafi

Nuk ka fitues në Stamford Bridge: Chelsea dhe Sevilla ndahen në paqe

Chelsea dhe Sevilla i kanë ndarë pikët në startin e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, në përballjen që përfundoi pa gola.

The Blues e filluan mjaftë mirë takimin, mirëpo që nuk arritën t’i konkretizonin rastet me anë të Timo Wernerit.

Sevilla më pas kishte iniciativën, derisa në minutën e 19-të, Eduardo Mendy bëri një pritje fantastike nga gjuajtja e Nemanja Gudelj.

Werner (31’) më pas e testoi portierin Bono, por goditja ishte e plogësht nuk paraqiti rrezik për mysafirët.

Në pjesën e dytë, Kai Havertz në minutën e 52-të tentoi të asistonte te Christian Pulisic, mirëpo gjuajtja e tij u bllokua.

Ben Chilwell më pas gjuajti me kokë në drejtim të portës së Sevillës, e që Bono reagoi mjaftë mirë duke e kapur topin.

Joa Jordan në minutën e 62-të bëri një goditje të fuqishme, por fati nuk ishte në anën e tij që topi të shkonte në rrjetë.

Dy skuadrat në fund u vetëkënaqen me nga një pikë, duke shpresuar që të marrin pikë të plota në takimet e tjera.

Chelsea me këtë barazim është në vendin e tretë në Grupin E dhe Sevilla në të katërtin, pasi Krasnodar që Barazoi 1-1 me Rennes, zënë dy vendet e para. /Telegrafi/