Llapi ka barazuar 1-1 në shtëpi me Dukagjinin në kuadër të javës së 30-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Pas 25 minutash lojë, skuadra nga Klina kaloi në epërsi me golin e Arbër Shalës.
Mirëpo, gëzimi i tyre zgjati vetëm katër minuta, pasi vendasit i barazuan shifrat në 1-1.
Ishte Festim Alidema, ai që realizoi për rezultatin e barabarët, duke bërë që dy skuadrat të shkonin në pushimin mes pjesëve e këtë rezultat.
Në 45 minutat e dytë, Dukagjini ia doli ta tunde rrjetën e Llapit në minutën e 60-të, por gjyqtari anësor e ngriti flamurin për pozicion jashtë loje.
Deri në fund, dy skuadrat luftuan për pikët e plota, mirëpo që morën vetëm nga një sosh.
Pas javës së 30-të, Dukagjini gjendet në vendin e pestë me 40 pikë, po aq sa ka edhe Llapi në të gjashtin. /Telegrafi/