Telegrafi

Nuk ka fitues në Olimpico

Vendasit e dominuan pjesën më të madhe të fraksionit të parë, ndërsa erdhën në avantazh nga penaltia.

Një ndërhyrje të Ranocchias në Michael Bradleyn, arbitri e ndëshkoi me penalti dhe aty ishte Francesco Totti për ta konvertuar në gol (21’).

Mirëpo, zikaltrit u kthyen në lojë në fund të pjesës së parë (45’+1). Goditja e Fredy Guarin u bllokua, por aty ishte Rodrigo Palacio për ta barazuar rezultatin.

Sulmet vazhduan edhe në gjysmën e dytë, sa nga njëra anë e sa nga tjetra, por rrjetat nuk u prekën. Me afrimin e fundit, Giallorossët tregoheshin gjithnjë e më të rrezikshëm për ta fituar takimin, megjithatë nuk ia dolën.

Ky rezultat nuk i konvenon asnjërës nga skuadrat, pasi mbesin në pozitat e deritanishme. Interi në vend të katërt, tash është nëntë pikë prapa Juventusit, ndërsa Roma në vend të shtatë është dhjetë pikë larg pozitës së tretë që mbahet nga Lazio. /Telegrafi/