Lazio dhe Milani kanë luajtur baras 1-1 në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 13-të në Serie A.
Pjesa e parë u karakterizua me lojë thuajse të barabartë, por me vendasit për një nuancë më të mirë.
Rasti i vetëm që vlen të përmendet është goli i Ciro Immobiles në minutën e 29-të, por i anuluar për pozitë jashtë loje.
Në pjesën e dytë, përsëri Lazio e menaxhoi lojën dhe i krijoi rastet, por ishin Rossonerët që gjetën golin të parët.
Luhej minuta e 78-të e ndeshjes, ku pas një aksioni të shpejt, David Calabria asiston mirë për Franck Kessie, i cili shënon nga distanca për 0-1.
Pas këtij goli, Lazio u hodh në sulm për të tentuar barazimin dhe atë e gjeti në minutat shtesë me anë të Joachim Correa, i cili shënoi një gol të bukur për barazimin dhe rezultatin përfundimtar 1-1.
Me këtë barazim, Lazio mbetet në pozitën e katërt me 23 pikë, ndërsa Milani në vendin e pestë me 22 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Lazio udhëton te Chievo, ndërsa Milani e pret në shtëpi Parman. /Telegrafi/
https://twitter.com/MilanTalk1/status/1066763135770599424