Trepça dhe Ferizaj kanë barazuar në derbin e skuadrave që po luftojnë për mbetje në elitë 1-1.
Ndeshja nisi kujdesshëm nga të dyja skuadrat që ishin në presion të pikëve.
Por ishin mysafirët ata që shënuan të parët në këtë takim.
Në minutën e 16-të, futbollisti mysafir, Maliq Behluli shënoi një gol të bukur nga më se 30 metra për epërsinë 0-1.
Epërsia e mysafirëve nuk zgjati më shumë se tetë minuta.
Vendasit barazuan rezultatin në 1-1 nëpërmjet sulmuesit vushtrrias, Bajram Zuqaku dhe me rezultatin e barabartë përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë të dyja skuadrat luajtën më kujdesshëm duke bërë që mos të ketë raste të shumta shënimi.
Pas kësaj pike të fituar, Trepça mbetet në pozitën e 11-të me 13 pikë të grumbulluara.
Ndërkohë Ferizaj ndodhet në pozitën e nëntë me 16 pikë të mbledhura pas 19 xhirove. /Telegrafi/