Telegrafi

Nuk ka fitues në Lipjan, Fushë Kosova dhe Malisheva luajnë baras

Fushë Kosova dhe Malisheva kanë luajtur baras 0-0 në kuadër të xhiros së 11-të në Albi Mall Superligë.

Ka qenë një pjesë e parë shumë e qetë me dy skuadrat që kanë luajtur kryesisht në mesfushë duke mos rrezikuar shumë.

Kësisoj 45 minutat e para përfunduan me rezultatin e bardhë 0-0.

Pjesa e dytë ishte më e gjallë nga të dyja skuadrat që krijuan më shumë raste shënimi, por pa sukses.

Përkundër rasteve të mira nga të dyja skuadrat gola nuk pati dhe rezultati përfundimtar ishte baras 0-0.

Përkundër pikës së fituar, Fushë Kosova mbetet në vendin e fundit me gjashtë pikë, ndërkohë Malisheva ngritët në vendin e katërt me 13 pikë.

Ndeshjen e ardhshme Fushë Kosova do të luaj në udhëtim te Llapi, derisa Malisheva para adhuruesve të vet pret Prishtinën. /Telegrafi/