Lille dhe Milan kanë ndarë pikët në derbin e xhiros së katërt në Grupin H.
Dy skuadrat që janë favorite për të kaluar nga ky grup, kanë luajtur baras 1-1 në një ndeshje shumë interesante.
Si vendasit ashtu edhe mysafirët patën raste të mira shënimi në pjesën e parë, por që portat mbetën të paprekura.
Por me të filluar pjesa e dytë, Milan gjeti golin e epërsisë.
Ante Rebic doli i vetëm përballë portierit vendas, por asistoi te Castillejo i cili shënoi me lehtësi për 0-1.
Vendasit nuk u dorëzuan në asnjë moment, dhe barazuan gjithçka në minutën e 65-të të ndeshjes.
Jonathan David asistoi bukur për Jonathan Bamban i cili realizoi një gol të bukur për 1-1.
Përkundër disa rasteve tjera të mira nga të dyja skuadrat, rezultati mbeti i pandryshuar dhe Lille e Milan u ndanë në paqe pasi barazuan 1-1.
Pas katër xhirove, Lille mbanë vendin e parë në Grupin H me tetë pikë, ndërsa Milan ndodhet në të dytin me një pikë më pak e Sparta e Pragës e treta me gjashtë pikë.
Ndeshjen e ardhshme Lille e luan përsëri në shtëpi ndaj Sparta Pragës, ndërsa Milan pret gjigantin skocez Celtic. /Telegrafi/
https://twitter.com/noob_fcb/status/1332037134019072001
https://twitter.com/noob_fcb/status/1332042073709678592