Telegrafi

Ferizaj dhe Drenica ndajnë pikët në një ndeshje shumë interesante

Ka përfunduar pa fitues dueli mes Ferizajt dhe Drenicës 1-1.

Ka qenë një ndeshje jashtëzakonisht interesante me shumë raste të mira shënimi nga të dyja skuadrat, por që në fund nuk solli fitues.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët nga Skenderaj, kur sulmuesi Agim Zeka realizoi një gol të bukur në minutën e 37-të për 0-1

Me epërsinë minimale të mysafirëve u mbyllën edhe 45 minutat e para të kësaj ndeshje

. Në pjesën e dytë vendasit ishin më këmbëngulës, derisa drenicasit ishin të fokusuar ta mbronin rezultatin.

Gjithsesi barazimin vendasit e gjetën tre minuta para fundit të ndeshjes, kur Gentrit Halili gjuajti me kokë, derisa topin e dërgoi në rrjetën e skuadrës së tij mbrojtësi Agyare duke tentuar ta largoj atë.

Deri në fund gola më nuk pati dhe ndeshja u mbyll baras 1-1.

Ferizaj përkundër barazimit mbetet në vendin e fundit në tabelë me nëntë pikë, derisa Drenica është e pesta me 17 sosh.

Ndeshjen e ardhshme Ferizaj e zhvillon në udhëtim te Llapi, derisa Drenica përballet me Trepçën ’89 në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë. /Telegrafi/