Telegrafi

Nuk ka fitues në duelin mes Malishevës dhe Ferizajt

Foto: Arkiv

Malisheva dhe Ferizaj kanë barazuar 1-1 në kuadër të javës së 21-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 41-të, kur Drilon Hazrollaj asistoi te Ilir Mustafa për 1-0.

Dy minuta më vonë, Ferizaj rrezikoi me anë të Gligorov, por goditja e tij përfundoi jashtë.

Por, derisa po përfundonte pjesa e parë, Gentrit Halili (45+2) ia doli t’i barazonte shifrat në 1-1.

Në pjesën e dytë, Ferizaj rrezikoi në minutën e 64-të, por që harkimin në zonë nga këndi nuk arritën ta fusnin në rrjetë.

Në minutën e 77-të, Sobowale lëshoi një goditje të fuqishme, mirëpo ajo u bllokua nga mbrojta e mysafirëve.

Pas javës së 21-të, Malisheva gjendet në vendin e tetë me 21 pikë, ndërsa Ferizaj në të dhjetin me 18 sosh. /Telegrafi/


Standings provided by Sofascore