Telegrafi

Nuk ka fitues në duelin Dukagjini – Fushë Kosova

Dukagjini dhe Fushë Kosova kanë luajtur baras në kuadër të xhiros së 24-të në Superligën e Kosovës.

Pas 90 minutave në stadiumin ’18 qershori’ në Klinë gola nuk pati 0-0.

Mysafirët shënuan pas 10 minutave lojë me Ardi Ajdinin, por që goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Pjesa e parë u mbyll ashtu siç filloi me rezultatin e bardhë 0-0.

Edhe në pjesën e dytë dy skuadrat krijuan disa raste shënimi, por pa arritur të tundin rrjetat dhe kësisoj dy skuadrat morën nga një pikë nga kjo përballje.

Dukagjini me këtë pikë mbetet në pozitën e gjashtë me 31 pikë, derisa Fushë Kosova është e parafundit në tabelë me 16 sosh.

Në xhiron e ardhshme Dukagjini do të luaj në udhëtim te Prishtina, ndërkohë Fushë Kosova pret kampionin në fuqi Ballkanin. /Telegrafi/