Ka përfunduar pa fitues ndeshja mes Getafes dhe Real Madridit 0-0.
Derbi madrilen si rrallë herë më parë i ka gjetur dy skuadrat të ngjitura në tabelë, pasi Reali zë pozitën e tretë ndërsa Getafe të katërtën.
Takimi i zhvilluar në Coliseum Alfonso Perez u ndoq nga 13 mijë shikues, por që nuk patën mundësi të shijojnë asnjë gol.
Karim Benzema e Isco patën rastet më të mira për Realin në pjesën e parë, por pa arritur ta dërgonin topin në rrjetë.
Në pjesën e dytë ishin vendasit që sulmuan më shumë dhe kërkuan golin e fitores.
Jorge Mollina fillimisht tentoi shënimin e golit, ndërsa pastaj edhe Jaime Mata tentoi por Navas bëri dy ndërhyrje të mira për ta shpëtuar Realin nga humbja.
Kësisoj derbi madrilen i 27-ti në La Liga përfundoi pa fitues 0-0.
Reali vazhdon të mbetet në pozitën e tretë në tabelë me 65 pikë, ndërsa Getafe ruan pozitën e katërt me 10 pikë më pak. /Telegrafi/