Chelsea dhe Tottenhami i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së dhjetë në Ligën Premier, pasi ndeshja përfundoi pa gola.
The Blues e filluan mjaftë mirë takimin, duke rrezikuar qysh në minutën e tretë me anë të Hakim Ziyech, mirëpo Hugo Lloris bëri një pritje të mirë.
Spurs më pas u këndellën dhe rrezikuan me anë të Steven Bergwijn (9′), që gjuajti në drejtim të portës së Eduard Mendyt, por që goditja ishte e pasaktë.
👏👏👏 #CHETOT https://t.co/urdczMsR9i pic.twitter.com/PpxhrYo2Mv
— Chelsea FC (@ChelseaFC) November 29, 2020
Timo Werner në minutën e 11-të shënoi gol, por ajo u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.
Rasti e fundit nga pjesa e parë e pati Serge Aurier, që dështoi të mposhtë portierin e bluve nga afërsia.
Here we go. The second half has begun!
COME ON YOU BLUES.🔵 0-0 ⚪️ [45’] #CHETOT
— Chelsea FC (@ChelseaFC) November 29, 2020
Në pjesën e dytë, Chelsea ishte skuadër më e mirë dhe rrezikoi disa herë me anë të Wernerit dhe Hakim Ziyechit.
Anësori maroken bëri një harkim në zonë në minutën e 67-të, mirëpo aty nuk ishte askush për t’iu përgjigjur.
We're into the last 20 minutes of normal time. Still seeking that opening goal…
COME ON CHELSEA!
🔵 0-0 ⚪️ [70’] #CHETOT pic.twitter.com/9PGb9FQcSl
— Chelsea FC (@ChelseaFC) November 29, 2020
Mason Mount (81′) bëri më pas një lëvizje të mençur, mirëpo ajo u kuptua nga Lloris që e ndaloi gjuajtjen e tij.
Pas javë së dhjetë, Tottenhami vazhdon të jetë lider me 21 pikë, aq sa ka edhe Liverpooli, derisa Chelsea është në të nëntin me 19 sosh.
Në javën e 11-të, Spurs do të takohen me Arsenalin, derisa The Blues do të kenë punë me Leeds United. /Telegrafi/