Nuk ka dhënë fitues derbi i Gjakovës mes Vëllaznimit dhe Shqiponjës.
Ndeshja e javës së 19-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave u luajt të dielën në palestrën “Shani Nushi” dhe përfundoi 32-32.
Pas pjesës së parë rezultati ishte po ashtu i barabartë 13-13. Në pjesën e dytë Vëllaznimi krijoi epërsi deri në shtatë gola, 22-15.
Por, lojtaret e Shqiponjës u afruan dhe vetëm në fund barazuan në 32-32.
Orgesa Gola shënoi tre golat e fundit për Shqiponjën. Ajo gjithsej i shënoi nëntë gola. Një më shumë e kishte Elma Hoda. Edona Radoniqi shënoi 11 gola për Vëllaznimin. Shtatë i realizoi Ema Daija.
Shqiponja është e gjashta me 21 pikë. Vëllaznimi mbetet i teti me 13 pikë.