Telegrafi

Nuk ka fitues në derbin e Katalunisë – Barcelona fiton një pikë të vështirë ndaj Espanyolit

Foto: Barcelona FC/Twitter

Barcelona ka marrë në udhëtim te rivali lokal Espanyol në kuadër të javës së 24-të në La Liga, pasi ndeshja përfundoi 2-2.

Ndeshja filloi mjaft mirë për skuadrën katalunase, pasi vetëm dy minuta nga starti, Pedri shënoi për 1-0 nga një asistim i Jordi Albas.

Por, vendasit ia dolën t’i barazonin shifrat në 1-1 me anë të Sergi Darder, e që u asistua prej Rodrigo de Tomas.

45 minutat e dytë ishin një ferr për skuadrën që drejtohet nga Xavi, pasi pranuan edhe golin e dytë.

Në minutën e 64-të, lojtari që asistoi te goli i parë, De Tomas, i përmbysi shifrat në 2-1.

Në minutën e 90+3, gjyqtari i takimit ndëshkoi Gerard Piquen dhe Nico Melamedin me kartonë të kuq, duke e bërë fundin edhe më dramatik

Barcelona tentoi deri në fund që të merrte së paku një pikë dhe këtë ia doli me anë të Luuk de Jong që shënoi në minutën e 90+7.

Pas javës së 24-të, Barcelona gjendet në vendin e katërt me 39 pikë, gjersa në xhiron e 25-të do të takohet me Valencian. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore