Liverpool dhe Manchester United kanë barazuar në derbin e xhiros së 18-të në Ligën Premier.
Përkundër që pritej një lojë spektakolare e me gola, në fund portat mbetën të pa prekura dhe rezultati përfundimtar ishte i bardhë 0-0.
Rasti i vetëm në pjesën e parë ishte ai i Bruno Fernandes të United, por që goditja e tij nga gjuajtja e lirë shkoi jashtë portës.
Into the final 20 at Anfield.
🔴 #MUFC
#️⃣ #LIVMUN
🏆 #PL pic.twitter.com/txMazQwQtQ— Manchester United (@ManUtd) January 17, 2021
Kësisoj 45 minutat e para përfunduan ashtu siç filluan pa gola 0-0.
Mesfushori portugez Bruno Fernandes u gjend mirë në zonë në minutën e 75-të, por gjuajtjen e tij të plogësht e priti portieri Alisson Becker.
BIG chance for #MUFC, but @B_Fernandes8 is denied by Alisson.
COME ON, REDS! ✊
#️⃣ #LIVMUN
🏆 #PL pic.twitter.com/08IN4eO8dX— Manchester United (@ManUtd) January 17, 2021
Rastin më të mirë për vendasit e pati Thiago Alcantara 12 minuta para fundit të ndeshjes, por goditjen e tij fantastike e priti në mënyrë të mrekullueshme De Gea për ta mbajtur portën e pa prekur.
Golit iu afrua edhe Paul Pogba, por goditja e tij u prit për mrekulli nga Alisson dhe kësisoj portat mbetën të pa prekura.
Pas këtij barazimi, Liverpooli vazhdon të mbetet në pozitën e tretë në tabelë me 34 pikë, tri më pak se lideri Manchester United.
Liverpooli ndeshjen e radhës e zhvillon përsëri në Anfield, ku të enjten takohet me Burnleyn.
Në anën tjetër Djajtë e Kuq do të përballen të mërkurën në udhëtim me Fulhamin. /Telegrafi/