Telegrafi

Nuk ka fitues

Fraksioni i parë dhuroi spektakël, por jo edhe gola. I ngjashëm me rezultatin ishte edhe epilogu i lojës në këtë pjesë. Të dyja skuadrat patën disa raste shënimi, por nuk arritën që t’i konvertojnë në gola.

Shanset më të mira për të shënuar i patën, Jordi Alba për Blaugranët dhe Karim Benzema për Los Blancos, megjithatë asnjëri nga futbollistët nuk u treguan të saktë. Po ashtu, edhe Xavi preku shtyllën nga gjuajtja e lirë.

Fillimi i gjysmës së dytë ishte në favor të mysafirëve. Leo Messi dërgoi një top drejt Cesc Fabregas dhe mesfushori spanjoll heshti tifozët në Bernabeu (50’).

Cristiano Ronaldo pati një rast të shkëlqyer pas krosimit të Essien, por dështoi ta barazonte rezultatin.

Në vazhdim të dyja skuadrat krijonin presion ndaj portave kundërshtare, ndërsa Mbretërit nuk dëshironin të udhëtojnë në Camp Nou me deficit.

Dhe goli i barazimit erdhi. Një harkim të Mesut Oezil nga gjuajtja e lirë e priti Raphael Varane, i cili kërceu më lartë për ta mposhtur Pinton (81’).

Barcelona është favorite për ndeshjen kthyese pasi ka shënuar si mysafir dhe luan para tifozëve të vet. Megjithatë, gjithçka mbetet e hapur. /Telegrafi/