Telegrafi

Nuk ka festë në Munich (Video)

Bayern Munich nuk ka arritur të shpallet kampione e Gjermanisë para tifozëve të saj pasi ka barazuar 1-1 ndaj Borussia Moenchegladbachut.

Trajneri Pep Guardiola kishte pushuar disa nga titullarët e tij për sfidën ndaj Atletico Madrid, ndërsa shënuan golin e epërsisë në minutën e gjashtë të ndeshjes.

Ishte sulmuesi gjerman Thomas Muller që kaloi bavarezët në epërsi 1-0 me të cilin rezultat përfundoi pjesa e parë.

Por mysafirët nuk u dorëzuan dhe barazuan rezultatin në minutën e 72-të nëpërmjet Ari Hahn.

Kështu Bayerni vazhdon të mbetet lider në Bundesligë, por që titullin mund ta festojë javën e ardhshme dhe për një gjë të tillë i nevojitet një barazim në Ingolstadt.

Ndërkohë fitore të lartë ka shënuar Borussia Dortmund si vendas ndaj Wolfsburgut me rezultat 5-1.

Shinji Kagawa dhe Adrian Ramos shënuan dy golat e parë në minutat shtatë dhe nëntë për epërsinë e hershme të Dormundit.

Ndërkohë Marco Reus një gol dhe Pierre Emerick Aubameyang dy të tjerë i realizuan në pjesën e dytë për fitoren e radhës të Dortmundit, ndërsa golin e nderit për mysafirët e realizoi Andre Schurrle.

Fitore të rëndësishme shënoi edhe Schalke 04 në udhëtim tek Hannover 96, duke mbajtur gjallë shpresat por pozitën e katërt në kampionat. /Telegrafi/