Gjendja e krizës të cilën Qeveria e shpalli në gusht të vitit të kaluar për shkak të krizës së emigrantëve, edhe më tej është në fuqi dhe do të vazhdojë deri në fund të këtij viti, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nga Qendra për menaxhim me kriza (QMK) për „Meta“ kanë thënë se për momentin, situata në kufirin jugor është e qetë, pa presion masiv siç ishte rasti gjatë vitit të kaluar, kur dhjetëra mijëra emigrantë u stacionuan në kampin e improvizuar tek Idomeni nga ana greke e kufirit.
“Situata është e qetë edhe në Qendrën transitore “Vinojug” në Gjevgjeli, edhe në kapin Tabanoc. Për momenti në “Vinojug” ka 133 emigrantë, ndërsa në Tabanoc ka rreth 80. Për çdo ditë punojmë për përmirësimin e kushteve për qëndrim aq sa kemi mundësi”, ka thënë Nadica Vçkova, zëdhënëse e QMK./Telegrafi/