Korab Shaqiri ka thënë se dueti i shumëpërfolur mes tij dhe Adelina Ismailit nuk do të ndodhë.
Kantautori ishte i ftuar në emisionin Talk të KTV-së, ku ka thënë se përfundimisht ky bashkëpunim nuk do të bëhet dhe se nuk e di pse është bërë bujë për një bashkëpunim të mundshëm mes tyre.
Gjatë intervistës, ai është përgjigjur edhe në pyetjet se si e sheh veten të ‘pozicionuar’ në muzikë, se a ka nevojë skena jonë muzikore për një Ilir Shaqiri të dytë, si edhe pse nuk rrezikon në zhanre të tjera.
Këngëtari ka folur edhe për atë që ndodhi në të vërtetë në dasmën e tij, derisa është pyetur edhe për Alban Skënderajn e Dafina Zeqirin. Për më shumë, ndiqni videot e mëposhtme.