Site icon Telegrafi

Nuk ka drekë më të shëndetshme se mishi i peshkut!

Dhe kur është i marinuar kështu, atëherë patjetër do t’ju shkojë lëngu gojës!

Përbërësit:

▪ 1 kg mish peshku sipas shijes,
▪ kripë,
▪ piper,
▪ vaj,
▪ zhumbricë,
▪ fletë majdanozi,
▪ rozmarinë,
▪ 1 kokë hudhre,
▪ 1/2 e lëngut të limonit

Përgatitja:

Peshkun pastrojeni dhe lajeni mirë, qitni kripë dhe pak piper.

Pritni erëzat dhe shtoni lëngun e limonit, ndërkaq hudhrën shtypeni.

Përzieni erëzat dhe shtoni vajin dhe bashkoni mirë.

Secilin peshk mbusheni me marinadë dhe lëreni një orë të qëndrojë në marinadë.

Pasi të nxehet mirë skara rendisni peshqit.

Mbuloni me folie që të piqen mirë nga njëra anë dhe rrotulloni.

Kur t’i rrotulloni nuk duhet më t’i mbuloni. Kur të skuqen atëherë janë të pjekura.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

Exit mobile version