Telegrafi

Nuk ka datë se kur do të mbahet seanca konstituive

Këshilltari politik i presidentit të Kosovës, Ardian Arifaj, ka bërë të ditur nuk ka datë të saktë se kur do të jetë seanca konstituive, njofton Klan Kosova.

“Jo, ende nuk ka një datë të caktuar se kur do të mbahet seanca”, tha Arifaj në Info Magazine të Klan Kosovës.

Arifaj tha se ende janë brenda kufijve kohorë dhe ligjor.

“Pra, janë 30 ditë brenda të cilave presidenti duhet ta bëjë mbledhje e parë konstituive”, shtoi Arifaj.