Presidenti amerikan, Donald Trump nuk i ka dhënë ende Pentagonit një datë për tërheqjen e propozuar të ushtrisë amerikane nga Siria, njoftoi sot gjenerali amerikan, Kenneth F McKenzie.
Gjenerali McKenzie u përgjigj për shkak të komenteve të paradokohshme të presidentit Trump, sipas të cilit tërheqja amerikane nga Siria do të ndodhte ”shumë shpejt”.
McKenzie bëri të ditur se, kur trupat amerikane dhanë afatin e caktuar për tërheqjen e trupave nga Afganistani, një gjë e tillë rezultoi problematike pasi kjo gjë u mor vesh edhe nga talebanët.
”Asgjë nuk ka ndryshuar lidhur me misionin amerikan në Siri”, theksoi McKenzie.
Sipas Pentagonit, SHBA ka në Siri 2000 trupa. /kp/Telegrafi/