Site icon Telegrafi

Nuk ka coronavirus në Kosovë, po testohen 7 raste të dyshimta

Në Kosovë ende nuk është shënuar asnjë rast me coronavirus.

Ndonëse në disa media u raportua se tashmë është shënuar rasti i parë i prekur me coronavirus, një gjë e tillë është mohuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe nga QKUK-ja.

Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazilu ka thënë për Telegrafin se nuk ka asnjë rast të konfirmuar.

“Nuk ka asnjë rast bazuar nga informacionet që kemi nga Klinika Infektive”, ka thënë Fazilu.

Të njëjtën gjë e ka thënë edhe zëdhënësja e IKSHPK-së, Era Pireva.

Pireva tha se deri më tash nuk ka rast të konfirmuar, dhe se janë 7 mostra duke u testuar.

“Është lajm i rrejshëm nuk ka të konfirmuar. Momentalisht janë 7 mostra duke u testuar se a janë të prekura nga ky virus”, ka thënë Pireva. /Telegrafi/

Exit mobile version