Site icon Telegrafi

Nuk ka çështje më të rëndësishme se shëndeti i qytetarëve, Haxhiu nga PDK: Kurti do të duhej të ishte prezentë në debat

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu në Kuvendin e Kosovës ku po flitet për gjendjen në shëndetësi tha se kryeministri Albin Kurti do të duhej të ishte i pranishëm pasi sipas tij nuk ka gjë të rëndësishme se shëndeti i qytetarëve.

Haxhiu para të deputetëve tha se kryeministri Kurti i cili është edhe kryetari i Komitetit ekzekutiv në shëndetësi do të duhej të jepet llogari për dështimin në sistemin shëndetësor, raporton Telegrafi.

“Në këtë debat do të duhej të ishte prezentë Albin Kurti…për të dhënë përgjegjësi për dështimin në shëndetësi, edhe si kryeministër edhe si kryetar i Komitetit ekzekutiv për shëndetësi. Kurti sot do të duhej të jepte llogari për degradimin e sistemit shëndetësor, pabarazitë e pakënaqësitë e pacientëve e profesionistëve shëndetësorë…. njëri ata sot është në grevë urie tani e tri ditë.

Ministria e Shëndetësisë e Qeveria lëre më që nuk brengosen për kërkesat e infermierëve e profesionistëve shëndetësorë, por as për shëndetin e Enliratit që është tani e tri ditë në grevë urie…”, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version