Site icon Telegrafi

Nuk ka burg për Mijallkovin, i konfiskohet pasaporta

Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1, ka refuzuar propozimet e PSP-së për paraburgim ndaj të akuzuarve Sasho Mijallkov, Goran Grujovskit dhe të tjerëve, për rastet që në opinion njihen si “Target” dhe “Titanik”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç thuhet në njoftimin e Gjykatës, ndaj S.M, G.G, N.N, N.B dhe E.XH është shqiptuar masa e përkujdesjes – një herë në javë të paraqiten në gjykatë dhe t’u konfiskohen pasaportat.

Kundër këtij vendimi, palët kanë të drejtë ankese në afatë prej 3 ditësh nga shpallja e vendimit në Gjykatën e Apelit./Telegrafi/

Exit mobile version