Nuk ka më bileta për ndeshjen Kosovë – Maltë në pikat e shitjes nëpër dyqanet e Ipkos.
Të hënë pasdite kishin dal në shitje biletat ku u krijuan radhë të gjatë, ku kishte edhe probleme.
Në pikën e shitjes në Dardani u desh të ndërhyjë policia që të qetësojë situatë, por që përdori edhe sprej lotsjellës.
Bileta u shitën edhe të martën, deri pasdite, ku u lajmërua nga kompania që merret me shitjes e tyre, se nuk ka më.
Por sikurse në të kaluarën edhe kësaj here, biletat kanë rënë në duart e keqpërdoruesve.
Faqet e shit-blerjeve në rrjetet sociale janë shndërruar në “biletari” online për shitjen e biletave për duelin Kosovë – Maltë.
Në shumë faqe të tilla po ofrohen bileta me çmime më të larta se ato që kushtojnë në pikat e shitjes.
Megjithëse të pakontrolluar, qytetarët po e kanë më të lehtë të blejnë bileta në të zezë, se në qendrat e shitjes, për shkak të radhëve të gjata të pritjes.
Federata ka tentuar ta hedh fajin dikur tjetër, pasi që ka marrëveshje me kompaninë ‘Alt 4’ për shitjen e biletave.
“Kompania ‘Alt 4’ ka marrë përsipër prodhimin e këtij softueri dhe tani gjithë të drejtat e biletave i takojnë kësaj kompanie”.
“FFK nuk ka asgjë në dorë për dy vitet e ardhshme në menaxhimin e biletave, ne vetëm caktojmë numrin dhe çmimet”, ka thënë për zëvendës-sekretari i FFK-së, Ariani Ahmeti.
Ndeshja mes Kosovës dhe Maltës do të zhvillohet të enjten nga ora 20:45. /Telegrafi/