Telegrafi

Nuk ka bërë ofertë askush për ta, Sanchez e Vidal mbeten te Interi

Arturo Vidal dhe Alexis Sanchez janë dy lojtarë që nuk i futen në punë Simone Inzaghit, i cili është emëruar trajner i Interit.

Të dy lojtarët ishin kërkesa të Antonio Contes, por edhe ai vetë hoqi shpejt dorë nga t,a duke u besuar të tjerëve lojtarë.

Inzaghi nuk llogaritë në ta dhe klubi ka ndër mend t’i largojë sa më par, por ofertat për ta mungojnë.

Interi sot është detyruar t’i konfirmojë nëpërmjet Beppe Marottas në një intervistë për “La Tercera”.

“Sanchez e Vidal janë të rëndësishëm për projektin tonë, të dy do të qëndrojnë. Gjithsesi për ta nuk kanë ardhur oferta formale”.

“Sa i përket Sanchezit, duhet të kemi durim. Ka pasur disa probleme fizike në periudhën e fundit, presim që të rikuperojë shpejt. Nuk di ende nëse do të mund të luajë me Kilin”.

“Ne presim që të riaftësohet shpejt dhe të kthehet të jetë një opsion të rëndësishëm për ne”, ka thënë Marotta. /Telegrafi/