Site icon Telegrafi

Nuk ka befasi, Prishtina mposht Rahovecin në Superligën A të hendbollit

(Foto: kosovahandball.info)

Prishtina e ka fituar ndeshjen e fundit në kuadër të Superligës A të Kosovës në hendboll. Të shtunën mbrëma në kryeqytet, Prishtina e mposhti Rahovecin me shifrat 42-34.

Prishtina në ‘play-off’ starton prej pozitës së dytë. Në gjysmëfinale do të takohet me Trepçën e vendit të tretë. Prishtina i ka mbledhur 45 pikë në 28 ndeshje.

Rahoveci renditet i katërti dhe në gjysmëfinale të ‘play-offit’ luan me Besa Famgas. Rahovecit i është dashur fitorja të shtunën për të shpresuar në vendin e tretë. Por Prishtina shfaqi më shumë. Rahoveci ka mbledhur 30 pikë në 28 ndeshje, në edicionin debutues në elitë.

Në pjesën e parë Prishtina kryesisht ishte në epërsi të lehtë, ndërsa pas 30 minutave rezultati ishte 20-17 për vendasit. Në pjesën e dytë epërsia e Prishtinës shkoi deri në 10 gola.

Oltion Beshiri e Lulzim Shabani shënuan nga tetë gola për Prishtinën, kurse shtatë i kishte Rron Ramadani. Te Rahoveci, Alban Haziri realizoi tetë gola, derisa nga gjashtë i kishin Adonit Isufi e Besmir Kusari.

Exit mobile version