Të paktën 14 vetë u plagosën, dy prej tyre seriozisht në një sulm të dyshuar me thikë në një autobus në Gjermani.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ky sulm ndodhi në qytetin gjerman të Lübeckut në një autobus që ishte në rrugën e tij drejt qytetit bregdetar të Travemunde.
Ndërkaq, lidhur me këtë zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi ka thënë se në incidentin me thikë në një autobus në Gjermani, nuk ka pasur shqiptarë.
Ajo ka thënë se kanë qenë në kontakt me ambasadën e Kosovës në Berlin dhe nga atje kanë marrë informacione se nuk ka pasur shqiptarë në autobus.
“Sipas informata që i kemi nga ambasada jonë në Berlin, në incidentin e lartpërmendur nuk ka pas fare shqiptarë në atë autobus”, tha Vuniqi për kp.
Një njeri i armatosur me thikë ka sulmuar sot pasagjerët e një autobusi në Lubecck të Gjermanisë.
Paraprakisht mendohet se janë të paktën 15 persona të plagosur, shifër që mund të rritet në orët në vijim.