Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është duke vazhduar ende kërkimin në lumin e Drinit të Bardhë tek “Ura e Fshejt”, për gjetjen e trupit të kampionit të kërcimeve Sali Riza Gërqinës.
“Me urdhër të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovë, gjenerallejtënant Rrahman Rama, Ekipet e Kërkim Shpëtimit(KSH) në Ujëra të Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK) që nga dita e djeshme, pra nga 27.06.2017 janë angazhuar dhe po vazhdojnë kërkimet me njësit e zhytësve për gjetjen trupit të personit(S.G), i cili sipas Policisë së Kosovës ka kërcyer në lumë nga Ura e Shenjtë dhe nuk ka arritur të dalë nga aty”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Në kërkim janë angazhuar 18 pjesëtarë të Kërkim –Shpëtimit (zhytësit), dhe se operacioni po zhvillohet edhe në bashkëpunim me Policinë e shtetit, Komunën e Gjakovës drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim.
Kërkimet ishin ndërprerë mbrëmë dhe kanë filluar sot në mëngjes përsëri për të vazhduar më tutje deri në gjetjen e trupit të personit që dyshohet se ndodhet në thellësitë e lumit. /Telegrafi/