Telegrafi

“Nuk ka asgjë më brutale se të eliminohesh me penallti” – Shaqiri flet pas humbjes nga Anglia

Xherdan Shaqiri e ka pritur rëndë eliminimin në çerekfinale të Euro 2024, duke thënë se në mënyrën si erdhi, ishte brutal.

Sulmuesi anësor u fut në fushë në pjesën e dytë të vazhdimeve, duke goditur shtyllën nga një goditje dënimi, ndërsa shënoi nga penalltia.

“Mendoj se nuk ka asgjë më brutale se të eliminohesh me penallti. Kemi luftuar dhe kemi dhënë çdo gjë për të vazhduar rrugën. Jam shumë krenar me ekipin dhe mendoj se kemi bërë shumë njerëz krenarë dhe të lumtur. Ky ishte gjithnjë synimi ynë i madh”.

“Në futboll një ekip eliminohet edhe me penallti dhe Anglia ishte më e mirë në to sot. Ishim afër, por për fat të keq anglezët kishin nerva më të qeta. Por njerëzit do ta kujtojnë që luajtëm Evropian të mirë”.

“Mund të shihet edhe në media sociale si kanë festuar njerëzit dhe kjo ka ndikuar te ne. Kjo eufori na ka prekur dhe nuk mund të fajësohemi për asgjë. Të gjithë jemi shumë krenarë me paraqitjen dhe mund të ndërtojmë në këtë për turneun e ardhshëm”, ka thënë Shaqiri pas ndeshjes.

Sulmuesi anësor në këtë Euro 2024 luajti startues vetëm ndaj Skocisë ku realizoi një gola mjaftë të bukur. /Telegrafi/