Telegrafi

“Nuk ka arsye që Casillas të mos luajë”

 “Isha shumë i befasuar pse ai nuk startoi. Kjo shënoi fundin e një epoke, pasi askush, duke përfshirë dhe veten, nuk e kishte pritur këtë pasi e kemi parë për dhjetë vjet në gol. Është shumë vështirë për një portier. Vetëm një lojtar mund të luajë në portë. Kjo është gjëja më e keqe për pozicionin tonë”.

“Jam i sigurtë se atij i erdhi rëndë, por ai do të kthehet edhe më i fortë se që ka qenë. Unë e kam parë secilën ndeshje dhe e kam vërejtur se ai ka luajtur mirë. Nuk mendoj se lënia e tij në stol ka të bëjë me nivelin e tij të paraqitjeve”, ka thënë Iligner. /Telegrafi/