Telegrafi

Nuk ka Android 4.0 për Motorola!

Kjo pasi që Motorola ka bërë të ditur se telefonat e saj të mençur, Droid Razr dhe Razr Maxx por edhe tabletët do të përditësohen me versionin e ri të Android gjatë verës së këtij viti, ndërsa për modelin tjetër Droid Bionic nuk është dhënë asnjë datë.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Motorola në Owners Forum, e cila ka thënë se përditësimi i Android do të vijë më vonë gjatë vitit për pjesën më të madhe të pajisjeve të saj.

Për momentin, Android 4.0 është në dispozicion vetëm për modelet Atrix dhe Photon, si dhe për versionin amerikan të tabletit Xoom. / Telegrafi /