Një grua nga Turqia ka gjetur mënyrën më interesante për të njoftuar të afërmit e saj se gjatë periudhës së COVID-19 nuk pret asnjë njeri në shtëpi dhe nuk do shkojë askund si mysafire.
Ajo ka varur një poster të madh në ballkonin e shtëpisë së saj ku shkruan: “Në shtëpi jemi! Deri sa të mbarojë coronavirusi, nuk presim dhe nuk shkojmë mysafirë. Maskë, distancë, higjienë”.
Gruaja është nisur nga fakti se edhe pse ndodhemi në një periudhë kritike për sa i përket pandemisë së coronavirusit njerëzit nuk respektojnë masat e marra dhe bashkohen grumbull, shkojnë tek shtëpitë e njëri-tjetrit pa ruajtur distancë.
Ndryshe, të enjten Turqia ka regjistruar 29.132 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, përfshirë 6.876 raste simptomatike, sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Rastet e reja simptomatike e kanë çuar totalin e pacientëve në 476.606.
Duke u bërë thirrje qytetarëve të ndjekin masat kundër COVID-19, ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca tha në Twitter se rastet aktive në vend po rriten. /Telegrafi/