Nëse jeni të brengosur me përbërësit që gjenden në shamponët komercial, atëherë nuk jeni e vetme
Të gjithë njerëzit janë të brengosur me produktet që i përdorin për t’i pastruar flokët, e ku shumica e meshkujve i fajësojnë këto produkte për rënien e flokëve, transmeton Telegrafi.
Shamponët të cilët përmbajnë detergjentë të dëmshëm janë tejet të dëmshëm për flokët, e veçanërisht nëse bëni dush thuajse çdo ditë.
Sidoqoftë, për këtë ka shpëtim! Shamponi i prezantuar më poshtë, të cilin mund ta përgatitni vet në shtëpi, përmban pak substanca të dëmshme dhe nuk i ka të njëjtat efekte të ashpra si shamponët komercial.
Përbërësit:
– Gjysmë gote ujë
– Gjysmë gote sapun të lëngshëm
– Gjysmë luge gjelle vaj kanola ose perime
Vetëm i përzieni të gjithë përbërësit dhe produktin e fituar e futni në një mbajtës të pastër plastike.
Shamponin e përdorni siç bëni gjithmonë, por preferohet t’i pastroni flokët me ujë të ftohtë. /Telegrafi/