Site icon Telegrafi

Nuk jepen detaje të vizitës, Moska dërgon një delegacion ushtarak në Korenë e Veriut

Rusia njoftoi sot se ka dërguar një delegacion ushtarak në Korenë e Veriut, por nuk dha detaje për arsyet e kësaj vizite.

Ky delegacion përfshinte edhe Viktor Kalganov, nënkryetari i Qendrës së Menaxhimit të Mbrojtjes Kombëtare ruse, përgjegjëse për çështje të sigurisë kombëtare, njoftoi media shtetërore.

“Koreja e Veriut është fqinji jonë. Ne kemi nevojë të zhvillojmë marrëdhënie me këtë vend dhe dialogu politik është shumë i rëndësishëm”, deklaroi zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme.

Delegacioni mbërriti dje në Phenian dhe do të qëndrojë deri të shtunën, njoftoi agjencia e lajmeve “Interfax”.

Rusia dhe Kina janë vendet që kanë marrëdhëniet diplomatike më të ngushta me shtetin më të izoluar në botë, Korenë e Veriut. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version