Kristjan Asllani është një nga mesfushorët e rinj më të vlerësuar në Serie A, edhe pse ai nuk po ka shumë minuta në dispozicion.
Mesfushori shqiptar iu bashkua Interit nga Empoli, por zakonisht ai luan duke u inkuadruar në minutat e fundit nga banka rezervë.
Por përkundër se nuk po i jep shumë hapësira, trajneri i Interit, Simone Inzaghi e vlerëson jashtëzakonisht shumë Asllanin.
Tekniku italian ka thënë se Asllani duhet të vazhdoj të punoj duke e cilësuar si një futbollist të shkëlqyer.
“Për mua Asllani është një organizator, mund ta bëj edhe rolin e mesfushorit të spostuar pak në krah. Por, unë e shoh si një organizator të pastër”.
“Në stërvitje alternohet me Brozovic dhe Calhanoglu. Për mua ai duhet të vijojë dhe të punojë siç po bën. Është një lojtar i shkëlqyer që po ecën mirë”, tha Inzaghi.
20-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 20 ndeshje në të gjitha garat për Interin. /Telegrafi/