Site icon Telegrafi

Nuk i jepë para për të bërë “shoping”, e dashura e nervozuar ia prenë kokën të dashurit dhe e fut në çantë (Video, +18)

Një vajzë e identifikuar si Chindinma Iheoma 18-vjeçe, është arrestuar nga policia me një kokë të prerë të një mashkulli.

Ajo kishte futur në çantë kokën e mashkullit, para se të arrestohej nga policia, transmeton Telegrafi.

Siç raportojnë mediat nigeriane, ajo kishte mbytur të dashurin i cili nuk kishte dashur t’i japë të holla për shoping.

Në videon e publikuar në internet, ajo pretendon se ishte nisur për ta varrosur kokën e të dashurit, por më vonë është zbuluar se kokën e kishte prerë një mik i saj, kurse më pas ajo e kishte vrarë edhe atë që të mos zbulohet krimi.

Megjithatë, disa besojnë se bëhet fjalë për një ritual të çuditshëm i cili në masë të madhe është duke u aplikuar në Nigeri, kurse qeveria nuk është duke ndërmarr asgjë për të parandaluar këtë dukuri të tmerrshme. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version