Douglas Costa raportohet se do të largohet gjatë verës prej Bayern Munichut.
Anësori brazilian besohet se do të kalojë në radhët e kampionit italian Juventus.
Por, këto raportime nuk po e shqetësojnë presidentit e kampionit gjerman Karl-Heinz Rummenigge, i cili ka folur rreth largimit të mundshëm të futbollistit, transmeton Telegrafi.
“Të jem i sinqertë, ne prej kohësh nuk jemi më të sigurt nëse Costa do e ngrejë nivelin që ka tani. Mua më është dukur gjithmonë lojtar interesant, por duhet të fillojë sërish të tregojë performancat që kishte në fillim kur erdhi tek ne”.
“A është problem për Bayernin nëse nuk shitet? Unë jam i qetë edhe nëse qëndron. Avantazhi i Bayernit është që në fund të sezonit ka një Botëror dhe të gjithë lojtarët tanë duan të shkojnë atje. Në një situatë të tillë askush nuk mund t’ja lejojë vetes të bëjë budallallëqe apo cirk”, tha Karl-Heinz Rummenigge. /Teelgrafi/