Telegrafi

Nuk janë vetëm xhentëlmenët ata që çmenden pas biondinave

Sibun para dy vitesh e kanë sjellë në kopshtin zoologjik Apenheul për çiftëzim, por është dëshmuar që orangutanget nuk i interesojnë farë.

"Ose i sulmon ose i injoron tërësisht dhe nuk bën punën për të cilën e kemi sjellë këtu", është ankuar zëdhënësja e kopshtit zoologjik.

Sibu shfaqë interesim vetëm për femrat që e dresojnë atë, veçanërisht nëse ato janë bionde. Kjo ndoshta edhe nuk është aq e pazakonshme për orangutangë, thotë zëdhënësja, por ky është i çmendur pas tatuazheve, sepse ia kujton gruan me tatuazhe e cila e ka ushqyer atë kohë më parë.

Megjithatë, kopshti zoologjik nuk heq dorë nga 31-vjeçari Sibu. Derisa ai ishte në Angli, kishte shfaqur interesimin e tij për një femër të llojit të vet andaj mendojnë ta kthejnë atë prapë nga ka ardhur duke shpresuar që sërish do të shfaqë dashurinë e tij kur të takohet me të.