Arsenali raportohet se i ka vendosur sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen dhe mesfushorin e Real Sociedad, Martin Zubimendi, si objektivat e tyre kryesore për afatin kalimtar veror.
Gunners janë të lidhur me disa lojtarë duke përfshirë Ivan Toney, Douglas Luiz dhe Dominic Solanke në javët e fundit.
Megjithatë, gazetari David Ornstein pretendon se asnjëri nga këta të tre nuk janë në interesin e klubit nga Emirates. Ornstein shkruan se Toney me siguri do të qëndrojë në Brentford, ndërsa Luiz dhe Solanke nuk janë pëlqehen nga Mikel Arteta.
Në anën tjetër, Osimhen duket si sulmuesi ideal për Arsenalin. Megjithatë, Arsenali do të duhet të thyejmë bankën për nigerianin që ta largojë nga Napoli.
Zubimendi ndërkaq përfaqëson një mesfushor dinamik mbrojtës me tipare të njëjta si Rodri. Ai është me përvojë, ndërsa edhe çmimi i tij nuk është aq i lirë./Telegrafi/