Gjatë ditës së sotme (e enjte) është përfolur në media se lidhja mes modeles dhe aktores Arta Nitaj me djalin e presidentit Hashim Thaçi, Endritin, kishte përfunduar.
Sipas disa mediave në Kosovë, u përfol se në udhëtimet e tij luksoze jashtë vendit Endriti nuk e merrte Artën me vete, si dhe në rrjetet sociale nuk ndiqnin më njëri-tjetrit.
Mirëpo kundrejt këtyre thashethemeve ka reaguar vet protagonistja Arta Nitaj, e cila ka publikuar një fotografi në instaStory, ku shfaqet duke darkuar bashkë me një mashkull, i cili mendohet se është Endriti.
Në fotografi, vërehet që çifti kanë kapur duart, ndërsa shoqërohen nga një darkë romantike me gotat e verës.
Mbetet të shihet se kur do Arta do të vendosë që ta shfaq përfundimisht identitetin e personit të saj të zemrës, gjë të cilën ende nuk e ka bërë, megjithëse ndjehet më e dashuruar se kurrë pranë tij. /Telegrafi/