Telegrafi

Nuk janë ashtu siç duken në shikim të parë, imazhe që do t’ju bëjnë të qeshni me lot (Foto)

Mjafton që të rastisni të jeni me aparat në dorë në vendin dhe momentin e duhur, për të realizuar një fotografi artistike që në shikim të parë ju habit, pasi duket e pazakontë.

Edhe pse shumë persona qëndrojnë me orë të tëra në një kënd të caktuar për të shkrepur atë që kanë ëndërruar gjithmonë, një gjë e tillë ka raste kur realizohet nga amatorët që pothuajse krejt rastësisht e kanë shkrepur aparatin, transmeton Telegrafi.

Raste të tilla dëshmon fotogaleria e publikuar më poshtë, ku në shikim të parë duken shumë të pazakonta, por nëse i analizoni do ta kuptoni që ajo janë plotësisht të zakonshme, por që janë shkrepur në momentin e duhur.

Se për çfarë bëhet fjalë, shikoni fotogalerinë dhe do të bindeni se janë vërtetë të veçanta dhe njëherit shumë qesharake. /Telegrafi/