Neymar Junior, i cili shënoi dy gola mëngjesin e sotëm (e shtunë) në fitoren 5-1 të Brazilit ndaj Bolivisë dhe kaloi Pelen si golashënuesi më i mirë i Selecaos, deklaroi se për shkak të këtij rekordi nuk është më i mirë se idhulli i ndjerë.
Lojtari më i mirë aktual i Brazilit nuk dëshiron të krahasohet me legjendën Pele edhe përkundër se po vazhdon t’ia thyej rekordet me fanellën e kombëtares.
“Jam shumë i lumtur. Nuk e kisha imagjinuar kurrë që do ta thyeja atë rekord. Por nuk dua të them se jam më i mirë se Pele vetëm sepse e kalova në këtë rekord”, ka thënë fillimisht Neymar.
NEYMAR PASSES PELÉ TO BECOME BRAZIL’S ALL-TIME MEN’S TOP SCORER 🇧🇷 pic.twitter.com/nTyFiRBrph
— B/R Football (@brfootball) September 9, 2023
Golashënuesi mori një pllakë nga presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit (CBF), Ednaldo Rodrigues, si golashënuesi më i mirë i Canarinhas në ndeshjet ndërkombëtare.
Së bashku me Pelen dhe në llogaritë e FIFA-s, Neymar kishte 77 gola dhe me dy golat e sotëm, ish-lojtari i Barcelonës ka kapërcyer idhullin e përjetshëm.
Neymar was presented a special plaque by the CBF for becoming the all time top scorer of the Seleção 🤩🇧🇷pic.twitter.com/D6h2FbyqBO
— Ginga Bonito 🇧🇷 (@GingaBonitoHub) September 9, 2023
Megjithatë, për Federatën Braziliane të Futbollit (CBF), e cila numëron disa ndeshje miqësore kundër klubeve dhe të cilat nuk merren parasysh nga FIFA, Pele ka 95 gola krahasuar me 79 që ka tani Neymar.
“Unë thjesht dua të shkruaj emrin tim në historinë e ekipit brazilian dhe të falënderoj familjen time, e cila është larg, dhe shokët e mi të skuadrës”, përfundoi ylli i Al Hilal. /Telegrafi/
Neymar for Brazil 🇧🇷
🏟 125 Games (3rd)
⚽️ 79 Goals (1st)
🅰️ 56 Assists (1st)
🎖 91 Official wins (1st)CRAQUE 🌟 pic.twitter.com/63qwEPh8ID
— Ginga Bonito 🇧🇷 (@GingaBonitoHub) September 9, 2023