Telegrafi

Nuk iu mjafton ringu, yjet e UFC rrahën në rrugë (Video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sydney të Australisë.

Në prag të ngjarjes së radhës të UFC-së, dy sportistët Colby Covington dhe Fabricio Werdurm janë përleshur në qytet.

Amerikani Covington ka sharë brazilianin Werdurm i cili nuk ka duruar fare.

Werdurm e ka goditur me një qese në fytyrë amerikanin dhe këtu plasi sherri.

Covington duke treguar shenjat që ka marrë pas goditjes nga Werdurm

Gjithsesi të pranishmit në rrugët e qytetit në Sydney kanë ndërhyrë për të ndërprerë përleshjen që mos të bëhet më e madhe.

Federata e UFC ka dalë me një reagim pas ngjarjes që ndodhi në rrugët e qytetit.

Sipas UFC-së, ngjarja do të analizohet mirë para se të jepen dënimet për Covington dhe Werdurm.

Ngjarja e radhës në UFC do të jetë në kryeqytetin australian Sydney, dhe Covington e Werdurm priten të jenë kundërshtar në ‘kafaz’. /Telegrafi/