Telegrafi

Nuk iu lejua hyrja në qendrën tregtare pasi kishte veshur “këpuca me rrota”, klienti grushtohet me rojën e sigurisë sikurse në një “ring boksi”

Momenti shokues u kap nga kamerat teksa një roje sigurie rrahet me një klient pranë një dyqani, kur këtij të fundit nuk iu lejua hyrja pasi kishte veshur “këpuca me rrota”.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, përplasja u ‘ndez’ midis punonjësit të sigurisë dhe klientit të zemëruar në qendrën tregtare Bull Ring të Birminghamit të shtunën.

Pamjet e publikuara gjerësisht në rrjetet sociale thuhet se tregojnë konfrontimin mes të dyja palëve, ndërsa të dy grushtojnë njëri-tjetrin si në “ring boksi”.

Kompania Selfridges tha se policia u thirr menjëherë në vendin e ngjarjes në momentin kur shpërtheu konflikti kur një klient tentoi të hynte brenda me “këpuca me rrota”. /Telegrafi/