Një parashutist 30-vjeçar ka ndërruar jetë pasi parashuta e tij nuk arriti të hapej gjatë një konkursi në Australi.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, burri i cili ishte një shtetas i huaj, po kryente një kërcim solo me ‘wingsuit’ në Jurien Bay në veri të Perth.
I gjithë ky incident tronditës kishte ndodhur të dielën pasdite gjatë Konkursit Virtual Kombëtar të Skydiving.
Parashuta e tij thuhet se nuk u hap si duhet gjatë procesit.
Si rrjedhojë, ekipet e urgjencës nxituan për ta ndihmuar, por parashutisti vdiq në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/