Hedhja me parashutë është një sport i përhapur në të gjithë botë. Po, jo të pakta kanë qenë rastet kur hedhjet kanë rezultuar fatale për parashutistin.
Kështu ka ndodhur edhe me një sportist i cili gjeti vdekjen pasi parashuta e tij nuk u hap gjatë hedhes një ekspozite ajrore, në Festivalin e Javës së Flotës Amerikane.
Ngjarja ka ndodhur para mijëra spektatorëve të tmerruar të cilët po shikonin shfaqjen nga Liberty State Park në New Jersey.
Videoja amatore e regjistruar nga Aaron Moss, ka treguar momentin kur një pjesë e parashutës që binte në tokë pasi parashutisti u shkëput nga ajo dhe ra në lumë, transmeton noa.
Parashutisti, identiteti i së cilit nuk është bërë akoma publik, ishte pjesë e komandos Navy SEAL dhe anëtar i ekipit të Navy në SHBA, raporton Daily Mail.