Telegrafi

Nuk iu bindën urdhrave të policisë, vëllezërit qëllohen me revole elektrike (Video)

Dy vëllezër janë goditur me revole elektrike nga policia në shtëpinë e nënës së tyre, pasi nuk iu bindeshin urdhrave të zyrtarëve policor.

Madje njëri prej tyre ka pësuar sulm në mushkri gjatë arrestimit në Cincinnati, transmeton Telegrafi.

Në një moment njëri prej policëve dëgjohet duke bërtitur: “Do të përplas për tokë”, derisa vëllai tjetër i thotë policisë “ndalni”.

Por këta dy policë janë duke u kritikuar shumë që kur pamjet janë publikuar në internet, derisa policia ka bërë të ditur se ka filluar hetimet për të konstatuar nëse ka përdorur forcë të tepruar.

Policia ishin telefonuar nga Angela Broën, nëna e Richard Coleman (24) dhe James Crawley (25), të cilët sipas saj refuzonin të largoheshin nga shtëpia e saj. /Telegrafi/