Kamerat e sigurisë të vendosura në uniformat e policisë amerikane kanë filmuar momentet e fundit të jetës të një vajze, e cila u qëllua për vdekje nga policia e cila nuk iu bind urdhrave të tyre që ta lëshojë në tokë revolen që e mbante në dorë.
Policia në Olathe të Kansasit, qëlluan për vdekje Ciara Howard, e cila për tri orë qëndroi e mbyllur në një dhomë, duke refuzuar të dorëzohet, dhe pas intervenimit të tyre qëllohet disa herë me revole, transmeton Telegrafi.
Ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në gusht të vitit të kaluar, ndërsa me kërkesë të gjykatësit pamjet e vrasjes së 26-vjeçares janë publikuar gjatë seancës dëgjimore.
Policia ishte shfaqur në shtëpinë e saj pas raportimeve për dhunë në familje, dhe pasi që ajo kishte refuzuar të dorëzohet dhe t’ju bindet urdhrave të policisë, nga të shtënat me armë humbi jetën.
Ajo kishte dosje “të trashë” në polici për dhunë në familje, sjellje të dhunshme dhe sulm të vazhdueshëm ndaj nënës së saj. /Telegrafi/